Qindra monedha romake ari gjenden në bodrumin e teatrit të vjetër

Arkeologët po studiojnë një “varr” të çmuar të monedhave të vjetra romake të zbuluara ënjë teatër të vjetër në Italinë veriore. Qindra monedha janë gjetur që datojnë në epokën romake dhe u gjetë në një kavanoz në bodrumin e Teatrit Cressoni në Como.

“Ende nuk dimë detaje të rëndësisë historike dhe kulturore të gjetjes,”-tha Ministri i Kulturës Alberto Bonisoli në një njoftim për shtyp. “Por kjo zonë po provon të jetë një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë, një zbulim që më mbush me krenari”. Monedhat u zbuluan javën e kaluar, sipas Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Aktiviteteve, dhe u transferuan në laboratorin e restaurimit Mibac në Milano, ku arkeologët dhe restauruesit do t’i shqyrtojnë ato.