Punimet e papërfunduara – ARRSH hap tender për rrugën Elbasan-Gjinar

Rruga Elbasan – Gjinar edhe pse e nisur prej vitit 2009, ende nuk ka përfunduar dhe ka nevojë për ndërhyrje në disa segmente. Për këtë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender të ri në javën e parë të shtatorit për “Studim-projektim rishikim i punimeve të mbetura në aksin rrugor Elbasan-Gjinar”.

Fondi limit i këtij tenderi është 2,236,401 lekë, i cili, ku ky studim do të përcaktojë edhe sa fonde duhen marrë nga buxheti i shtetit për të përfunduar rrugën e nisur kohë më parë.

Kjo rrugë ka qenë në qendër të vëmendjes prej fillimit të këtij viti.

Më 27 shkurt të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Renda nisi hetim për abuzimet me ndërtimin e kësaj rruge, ku çojë me pas në procedim penal dy ish-drejtorët e ARRSH Dashamir Xhikën dhe Andi Toma. Bashkë me ta për gjykim janë dhe 9 nëpunës të tjerë.

Për këtë rrugë me gjatësi 23 kilometra janë shpenzuar rreth 500 milionë lekë.