Prija e urinës ndihmon në humbjen e peshës dhe krurimin e akneve?

PIC FROM Julia Sillaman / Caters News - (PICTURED: Julia Sillamans acne before she started using urine) - Adherents of an online urine therapy craze have lifted the lid on their alternative lifestyle and why they believe drinking their pee is the elixir of youth.The practice of drinking your own pee and rubbing it into your skin is believed to cure diseases, boost energy and even reverse aging.SEE CATERS COPY

Njerëzit që pinë urinën e tyre kanë lëkurë më të mirë, humbasin peshë dhe ndihen më të rinj shkruan Daily Mail. Njerëzit e përkushtuar ndaj stilit të çuditshëm të jetesës kanë ngritur çështjen se pirja e urinës ndikon në shendet.

Pirja e urinës, vendosja e saj në lëkurë, madje edhe larja e syve me të është me sa duket një praktikë shekullore dhe besohet nga disa se kuron sëmundjet, rrit energjinë dhe madje shmang plakjen. Julia Sillaman, nga Maryland, ajo pretendon se kjo e ka ndihmuar në heqjen e akneve.

Por shkencëtarët thonë se nuk ka prova se praktika ka ndonjë përfitim dhe se njerëzit që pinë urinën e tyre nuk bëjnë asgjë tjetër veçse tallen me veten.

Numri i njerëzve që pijnë urinën e tyre është rritur kohët e fundit në SHBA për shkak të njerëzve që e rekomandojnë atë në internet. Logjika është se urina përmban përbërës që mund të riabsorbohen për të përmirësuar aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjen dhe për të ofruar efekte të tjera detoksifikuese.

Por pretendimet kanë lënë një shije të hidhur në gojën e ekspertëve, të cilët argumentojnë se nuk ka prova shkencore për të mbështetur se urina mund të pihet por mund të jetë e dëmshme.