Presidenti Thaçi takon sot liderët e Luginës së Preshevës

Në kulmin e debatit për ndryshimin e kufijve dhe një ditë pas vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi sot do të takohet me liderët politik të Luginës së Preshevës.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të presidentit, sipas së cilës Thaçi dhe liderët e Luginës së Preshevës, pas takimit, pritet t’u drejtohen mediave me një konference të përbashkët.