Portugalia mund Italinë edhe pa Ronaldon, vendos Andre Silva (VIDEO)

Portugalia mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Italisë, teksa ndeshjen e vendosi një gol i Andre Silva-s në pjesën e dytë. Të dyja përfaqësueset kishin shumë mungesa në radhët e tyre, por gjithsesi vendasit ishin më të organizuar dhe si pasojë kanë kontrolluar lojën shumicën e kohës në Estadio da Luz.

Pas një pjese të parë që foli vetëm për portugezët, goli u shënuar në fillimin e së dytës pas goditjes së bukur të Andre Silva-s i cili mposht ish-shokun e ekipit Donnarumma. Italia nuk reagon dhe vendasit vazhdojnë të rrezikojnë portën e italianëve por nuk tregohen të saktë me disa raste të thjeshta për të shndërruar në gol. Portugalia mori tre pikët e para në grupin 3 të League A.