Përleshja Cardi B – Nicki Minaj, kë zgjedhin reperët?

Reperi Tekashi 69 është kthyer në skuadrën e Nicki Minaj vetëm një ditë pasi u filmua në një klub duke kënduar hitin e rivales së saj, Cardi B.

Ata të dy u shfaqën së bashku mbrëmjen e së dielës (9 shtator) në ceremoninë e hapjes së Javës së Modës në Nju Jork.

Ata ishin të rrethuar nga rojet e sigurisë ndërkohë që fansat brohorisnin për ta. Duket se Tekashi shkoi në anën që id ha para dhe sukses. Një natë para, ai ishte në një klub natë ku po jepej dueti që ka me Nickin dhe DJ tha: “Më fal Nicki, por jam në skuadrën e Cardi B”. Ai vuri hitin “Bodak Yelloë” dhe reperi nuk hezitoi që të këndonte.

Por duket se suksesi që ka arritur në duetin me Nickin, i titulluar “FEFE” dhe që numëron 279 milionë klikime e ka bërë që të kthehet në anën tjetër. Kujtojmë se pati një sherr mes dy femrave repere ku Cardi hodhi një këpucë në drejtim të Nickit.

Nuk ka patur asnjë lëndim. Ndërkohë Nicki nuk ka bërë asnjë reagim për sjelljen e Tekashi.