Panucci sfidon sërish Skocinë, shikoni golin që ju shënoi 11 vite më parë si lojtar (VIDEO)

Christian Panucci nuk shkon për herë të parë në Glasgow dhe as në “Hampden Park”. Madje, atje në Skoci e njohin të gjithë, si një nga lojtarët që i ka prishur ëndrrën rreth 11 vite më parë tifozëve të kësaj përfaqësueseje.

Gjithçka ndodhi në vitin 2007, kur Italia e tij, me një barazim 1-1 deri në minutën e fundit, po dilte jashtë Europianit, por pikërisht në mbyllje të takimit, fillimisht Pirlo me një krosim perfekt e më pas Panucci me një goditje me kokë, riktheu heshtjen mes skocezëve, duke i gjunjëzuar e goditur atëherë kur më pak e prisnin.

Italia fitoi 2-1 falë golit të mbrojtësit Panucci, që sot në mbrëmje rikthehet në të njëjtin stadium, me dëshirën për t’i ngrirë sërish buzëqeshjen Skocisë, edhe pse si trajner, dhe nën drejtimin e Shqipërisë, siç ai e ka pranuar edhe vet. do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur.