“Një vit në SHBA për të studiuar falas”, ambasada fton këta nxënës për të aplikuar

Të gjithë ata që kanë lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004 dhe që kanë rezultate të mira në mësime mund të aplikojnë për të studiuar një vit në SHBA.

“Programi Yes u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë”- njofton amabsada.

Njoftimi i ambasades

Jeni në klasën e 10-të ose të 11-të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi YES, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë! Mësoni se si mund të aplikoni   [????]  https://goo.gl/h4XB9m

Image