Nga iPhone XS tek Apple Watch Series 4, ja çfarë pritet të sjellë Apple më 12 shtator

Ka ardhur sërish ajo kohë e vitit kur fanatikët e Apple presin me sytë nga kalendari për eventin e vitit. Ashtu siç është kthyer në traditë tashmë, fillim vjeshta është koha kur gjiganti amerikan bëhet gati për eventin e përvitshëm të lançimit të produkteve të reja.

Ky event, këtë vit do të mbahet në 12 shtator, në teatrin Steve Jobs në Cuperto, Kaliforni.

Duke mbledhur të gjitha aludimet dhe thashethemet e shpërndara në rrjet nga ekspertë të fushës, përfshirë këtu edhe rrjedhjet (aksidentale) të fotove nga Apple, mendohet se gjigandi i teknologjisë do të nxjerrë në treg tre iPhone të rinj, ora të reja Apple Watches, aksesorë të rinj etj.

iPhone Xs dhe iPhone Xs Max/Plus

2 celularët e zgjuar mendohet të jenë “pasardhës” të gjeneratës “X”. Sa i përket emërtimeve të tyre mbeten për t’u verifikuar më 12 shtator. Dihet vetëm që një nga aparatet e rinj do të jetë versioni “plus” i tjetrit. Nuk priten ndryshime të mëdha, përveç përmirësimit të cilësisë së kamerës dhe ndoshta një stilolaps.

iPhone 9

Dy iPhone-t e përmendur më lart do të jetë të kushtueshëm, por pritet që Apple të nxjerrë në treg edhe një version tjetër më të përballueshëm në çmim. iPhone 9, ose iPhone XR apo iPhone XC, askush nuk e ka idenë e emrit por pritet që në vend të ekranit OLED, ky aparat të ketë ekran LCD. Mendohet se ky version do të vijë në ngjyra të ndryshme gri, blu, të kuqe, të bardhë dhe portokalli. Në vend të dy kamerave, do të ketë vetëm një.

Apple Watch Series 4

Një smartwatch i ri është gati për lançim gjithashtu. Besohet se përmasat do të jenë të njëjta, por ekrani OLED do të jetë më i madh.

iOS 12, watchOS 5, macOS Mojave, tvOS 12, AirPoëer dhe AirPod janë prurjet e tjera që Apple pritet t’i sjellë në javët në vijim.