Nedved zbulon prapaskenën se si Juvja bleu Cristiano Ronaldon

Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka zbuluar disa detaje në lidhje me transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusit. Duke folur për mikrofonin e kanalit çek “Idnes Tv”, ish-lojtari i “Zonjës” ka zbuluar prapaskenat.

“Ishte e gjithë në kokën e drejtorit sportiv, i cili ma propozoi mua dhe rpedientit Agnelli. Na pëlqeu menjëherë si ide, nuk na u duk si çmenduri. Reagimi ishte entuziast, pasi ishte gjëja e duhur për të bërë një hap përpara, pas 7 kampionateve radhazi. Kur zbuluam se klauzola ishte 100 milionë euro, menduam menjëherë që të provojmë”, deklaroi Nedved.

Një blerje që transformoi Juventusin në një nga favoritet për Champions League: “Do të provojmë për ta fituar, është një nga objektivat e këtyre viteve”. /Koha Jonë/