Në Shqipëri vetëm 156 ditë shkollë në vit, si askush tjetër në kontinent

“Një qeverie sundimtare nuk i intereson një popull i shkolluar…”

Shqipëria është vendi me më pak ditë shkolle në të gjithë Europën sa i takon ciklit para gjimnazit, pra 9-vjeçare.

Kjo statistikë vjen nga Komisioni Europian përmes një raporti të posaçëm për edukimin në ciklin primar dhe atë dytësor në Europë të titulluar “Organizimi i kohës së shkollës në Europë”.

Sipas raportit, Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të ditëve të shkollës në kontinentin e vjetër, me vetëm 156 ditë shkollë, më pak se gjysma e vitit.

E thënë ndryshe, nxënësit në Shqipëri janë të detyruar të ndjekin shkollën vetëm në 42.7% të vitit.

E ndërkohë që mesatarja e vendeve në Europë varion nga 170 deri në 190 ditë shkollë, ku rekordin për më shumë ditë shkollë e mban Danimarka. Jo rastësisht është Danimarka një prej vendeve më të zhvilluara, jo vetëm në Europë por në mbarë botën.

Në Danimarkë nxënësit shkojnë plot 200 ditë të vitit në shkollë.

Pra ndoshta është e qartë se pse nuk është lexuar asnjë libër vitin e shkuar nga 90% e shqiptarëve…

Për të pasur një ide më të qartë mund të shikoni grafikun e mëposhtëm.