Në fëmijëri ndjehej keq prej ngjyrës së lëkurës, sot shpallet “Miss Amerika”

Miss Amerika e vitit 2019 është Nia Franklin. Ajo përfaqësonte Nju Jorkun dhe është fituesja e 92-të e konkursit të bukurisë që u mbajt mbrëmë në Neë Jersey.

Nia është soprano me origjinë nga Winston-Salem i Karolinës së Veriut dhe fitoi master për kompozim nga Universiteti i Arteve. Ajo u zhvendos në Nju Jork pasi u pranua në programin Kenan Fellow në Lincoln Center Education në Manhattan.

“Kishte shumë këmbëngulje derisa erdha këtu. Dua të falenderoj familjen time të bukur, nënën dhe babain tim që është një ‘luftues’ i kancerit. Jam rritur në një shkollë mbizotëruese me rracën kaukaziane dhe kishte vetëm 5% minoritet, prandaj ndihesha keq për shkak të ngjyrës së trupit tim. Por duke u rritur, unë gjeta dashurinë për artet dhe nëpërmjet muzikës që më ndihmoi të ndihesha pozitive për veten dhe për atë që isha”, tha ajo kur u shpall fituese.

Shoqëruese e parë u shpall Bridget Oei, Miss Konektikati.