Ndahet nga jeta ish-Miss Univers

Ish-Miss Universe, Chelsi Smith ka humbur betejën me kancerin pasi u përball me sëmundjen për një kohë të gjatë.

Ajo humbi jetën në moshën 45 vjeçare.

Smith u shpall Miss Univers në vitin 1995 dhe Miss USA 1995.

Kur Chelsi konkurroi në Miss Univers u bë gruaja e parë amerikane që fitoi titullin pas 15 vitesh.

Ish-missi vuante nga kanceri i mëlçisë.