Na ndëshkon Skocia, 2 me 0

Po luhet ndeshja Skoci-Shqipëri. Steven Naismith ka shfrytëzuar mjaft një krosim nga e majta për të dërguar mes rrëmujës një top pas shpinës së Strakoshës, vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë. Dhe në minutën e 68 gol prapë për skocezët. Pra 2-0.

Kështu u mbyll ndeshja, duke humbur një ndeshje e cila tregoi dobësinë shqiptare kur ka përballë skuadra britanike.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, me vendasit tepër kërkues, por pa mundur të gjejnë dot golin në këtë 45 minutësh.

Panucci hodhi në fushën e lojës një formacion me detyra mbrojtëse dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me Shqipërinë që më shumë mendoi për të mos pësuar se sa të shihte nga porta kundërshtare.

Në mesin e pjesës së parë, skocezët patën një mundësi të artë për të shënuar, por sulmuesi i tyre, i gjendur vetëm pak metra nga porta, goditi shtyllën.

Në fundin e pjesës së parë, Skocia arriti të shënojë, por goli u anulua me të drejtë nga anësori.

Skocia: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.

Shqipëria: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.