Moti vjen me surpriza dhe ndryshime sot, çdo ndodhë pasdite

Paraditja vijon me kthjellime dhe vranësira të lehta në Veri-Qendër, por vranësira të shpeshta do të ketë edhe në Jug.

Pasditja paraqitet kryesisht me kthjellime në Veri-Qendër si dhe vranësira të përkohshme zhvillohen në zonat kufitare lindore dhe ekstremin Jugpr.

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga Veriu duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten konstante gjatë mesditës duke ruajtur ekstremumin 32 gradë.