Lojërat e Fatit/ Ahmetaj: Futëm në shina koncesionin e Berishës

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po diskuton sot kthimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit. V

etë ministri i Financave Arben Ahmetaj, u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, përveçse do të taksohet me 15%, edhe Lotaria Kombëtare, një koncesion i Berishës, siç tha ai.

“Qytetarët duhet të dinë se nuk ka asnjë ndryshim në ligjin e lojërave të fatit, gjithë sa thuhet është propagandë. Ndryshimet e bëra në ligjin e të ardhurave përfshijnë dy elementë. Ne unifikuam standardin, për të sqaruar gjithologët, mënyra se si definohet baza e taksimit në këto lojëra fati ka pasur një përjashtim Lotaria Kombëtare që taksohej ndryshe, të gjitha kompanitë e tjera taksoheshin me 15% dhe ajo 10%. Në si qeveri thamë që kjo kompani e bërë si koncesion në kohën e Saliut duhet të përmbushë të njëjtat standarde si të tjerat”, është shprehur Ahmetaj.