Lilaj: Skocia e meritoi fitoren, ja çfarë na tha pas ndeshjes Panucci

Mesfushori Sabien Lilaj pranoi superioritetin e Skocisë, që sipas tij e meritoi fitoren dhe ishte një kundërshtar i fortë për ta.

“Diçka nuk ka funksionuar, nuk mund të them diçka konkrete sa mbaroi ndeshja. Sot nuk patëm as fat, nëse shënonim një gol, loja mund të ndryshonte. Gjithsesi, kundërshtari e meritoi. E dinim që ishin të fortë, por duhet ta shohim ndeshjen sërish për të dhënë një mendim.

Lodhja ndikoi, por ndryshoi edhe skema. Po luanim në romb, ishim më të mbyllur. Kishte më shumë hapësira në krah. Trajneri pas ndeshjes na tha duhet të mbajmë kokën lart. 3 pikë kundërshtari, 3 pikë ne, duhet të luftojmë deri në fund”, deklaroi Lilaj.