Lavdëroi Millosheviçin, Berisha: Vuçiç kërkon Serbinë e Madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë.

Në postimin e bërë nga ish-kryeministri thuhet fakti se presidenti i Serbisë në vend që të kërkonte falje për krimet e bëra, ai iu foli shqiptarëve për kasapin e tyre, Sllobodan Millosheviç dhe për politikat që ai ndoqi. Pas lavdërimit të Millosheviçit, Berisha shesh idenë e Vuçiç për krijimin e Serbisë së Madhe.

Ai sheh si ndihmës të Vuçiç edhe njerëz të Prishtinës, ndonëse nuk flet me emra, duket qartë që i referohet Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, me të cilin pati edhe një përplase.

“Vuçiç tha se, për të bërë Serbinë më të madhe, unë nuk bëj lufte, pra nuk do bëj gabimet e Millosheviçit sepse ai dështoi me luftë, por unë do të arrij pa luftë me argatet e mi në Prishtinë ta bëj Serbinë më të madhe!”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi në Facebook
Vuçiç, ish-ministri i Millosheviçit erdhi ne Kosove me idene e tij te Serbomadhise!
Te dashur miq, week-endin qe kaloi, Presidenti i Serbise Vuçiç vizitoi Kosoven.
Ish ministri i Milloshevicit jo vetem nuk kerkoi ndjese per genocidin dhe krimet monstruoze kunder njerezimit te patronit te tij, Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci, por ai, ne nje akt cinik kriminal, duke fyer te gjalle dhe te vdekur ne Kosove por edhe ne Ballkan, u tha shqiptareve se Kasapi juaj Sllobodan Millosheviç ishte nje udheheqes i madh dhe i mire por deshtoi ne disa politika te tij.

Pra sipas Vuçiç, Millosheviçi ishte i miri dhe i madhi si udheheqes dhe jo nje monster qe ka kryer krimet me monstruoze ndaj shqiptareve. Natyrisht, ish ministri i Sllobodanit e di mire vrasjen e dhjetra mijra shqiptareve ne Kosove e mijra te tjereve te zhdukur me urdher te Millosheviçit, por per Vuçiç, njelloj si per atin e tij shpirteror, shfarrosja e shqiptareve, ne doktrinen e sebomadhise nuk perben krim por domosdoshmeri per krijimin e Serbise se madhe.

Prandaj Vuçiç nuk kerkoi ndjese per krimet e tij te shemtuara, genocidin kunder shqiptareve dhe te tjereve por shtoi se ky udheheqes i mire dhe i madh deshtoi ne politikat e Serbise se madhe.

Ne kete kontekst, perveç elozheve qe ish ministri i Millosheviçit i beri kasapit te Ballkanit, ai haptas garantoi serbet se Serbia do jete me e madhe.

Ne shpalosjen e idese se tij te serbomadhise, ai si te thuash kritikoi hymnin e Milloshveiçit per Serbine e madhe kush thote, kush genjen se Serbia eshte e vogel, por ai, per te shprehur idene e Serbomadhise si qellim kryesor i vizites se tij, ne çdo takim perdori si refren te kesaj vizites zotimin e tij solemn se Serbia do te jete me e madhe.

Ai nuk u zotua se do jete europiane apo te themi High Tech, apo me e pasur, por me e madhe.
Ne funksion te kesaj ideje, Vuçiç ne viziten e tij ne Kosove nuk ndoqi manastiret por vizitoi territoret me te cilat u tha serbeve dhe argateve te tyre se Serbia do behet me e madhe.

Po keshtu, Vuçiç tha se, per te bere Serbine me te madhe, une nuk bej lufte, pra nuk do bej gabimet e Millosheviçit sepse ai deshtoi me lufte, por une do te arrij pa lufte me argatet e mi ne Prishtine ta bej Serbine me te madhe!

Se fundi, Vuçiç, ne dallim nga Millosheviçi tha se nuk kerkon ndryshim te kufijve per te bere Serbine me te madhe.

Ne te vertet ai nuk ka nevoje te kerkoje vete ndryshimin e kufijve sepse kete kerkese, flamurin e ndryshimit te kufijve ish ministri i Millosheviçit ua ka besuar argateve te tij, serbomedhenjve shqipfoles ne Prishtine. sb