Kosovë-Ishujt Faroe, zbulohen formacionet zyrtare të duelit historik

Kosova luan sot ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Ishujve Faroe.  Dardanët sonte kthehen në tempullin e tyre, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas barazimit me shumë vlera që mori në Azerbajxhan, Kosova pret në shtëpi Ishujt Faroe një skuadër që e ka nisur mirë aventurën në Ligën e Kombeve pasi mposhti në ndeshjen e parë Maltën me rezultatin 3-1 dhe kryeson grupin 3 të Divizionit D.

Ndaj këtij kundërshtari Kosova ka kujtime të bukura pasi në një sfidë miqësore të zhvilluar në vitin 2016 në Gjermani “dardanët” triumfuan me rezultatin 2-0 edhe pse luajtën për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak.

Kosova do të zbarkojë më formacionin më të mirë të mundshëm që është vendosur nga trajneri Bernarde Challandes.