Kina akuzohet për shkeljen e të drejtave ndaj myslimanëve

Qeveria kineze po kryen një fushatë masive dhe sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër muslimanëve në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang, sipas një raporti të ri nga Human Rights Watch (HRW).

Raporti i HRW vjen pasi komiteti i Kombeve të Bashukara muajin e kaluar ngriti alarmin se një nurmëri madh  Uyghurs etnik dhe pakica të tjera myslimane mbahen në paraburgim duke mos u lejuar të komunikojnë me askënd, shpesh për periudha të gjata, pa u akuzuar apo gjykuar, nën pretekstin e luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

Duke iu përgjigjur këtyre akuzave, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying tha se raportet nuk ishin të vërteta dhe akuzuan trupën e OKB-së për mbështetjen e “informacioneve të pabazuara dhe të papërgjegjshme”.

Qeveria kineze ende nuk ka komentuar raportin e HRW.

Në një deklaratë, drejtorja e HRW në Kinë, Sophie Richardson tha se qeveria kineze po kryente abuzime të të drejtave të njeriut në Xinjiang në një shkallë që nuk ka ndodhur në vend për dekada.

Hulumtuesit e HRW intervistuan 58 ish-banorë të Xinjiang, duke përfshirë pesë vetë që pretendonin se ishin mbajtur në kampe dhe 38 të afërm të të dyshuarve.

Sipas dëshmisë së tyre, e cila mbështet informacionin e ofruar për OKB-në dhe raportimin e pavarur mbi rajonin nga mediat ndërkombëtare, që nga 2014 autoritetet në Xinjiang kanë rritur masat arbitrare në masë ndaj Uyghurs dhe pakicave etnike të tjera kryesisht myslimane.