HEC Kalivaç drejt gjykatës – Mjedisorët në protestë kundër digave në Vjosë

Kontrata për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit është një hap larg gjykatës. Aktivistët e shoqërisë civile dhe banorët e luginës së Vjosës kanë gati padinë për të kundërshtuar ndërtimin e këtij HEC-i, i cili sipas mjedisorëve do të sillte shkatërrimin e lumit të fundit në Evropë, që rrjedh i lirë të të gjithë gjatësinë e tij.

Paralelisht, dhjetëra aktivistë të mjedisit, qytetarë dhe kajakistë protestuan para Piramidës për t’i thënë jo ndërtimit të hidrocentraleve në këtë lumë.

Sipas Gurit, lugina e Vjosës ofron një tjetër potencial zhvillimi, që nuk është ai i digave, por i turizmit dhe agroturizmit.

Nënshkrimi i kontratës për hidrocentralin e Kalivaçit u bë në qershor të këtij viti dhe parashikon që konsorciumi fitues të kryejë një investim prej rreth 125 milionë euro, me një fuqi të instaluar 111.000 kW.

Procesi gjyqësor për Kalivaçin nuk do të jetë i pari, pasi Gjykatat Administrative e Shkallës së Parë shpalli të pavlefshme kontratën për hidrocentralin e Poçemit, vendimi i apeluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Paralelisht, në ujëmbledhësin e Vjosës janë parashikuar të ndërtohen 38 HEC-e, 8 prej të cilëve në rrjedhën kryesore.