Georgina ia “rrëmben” fansat Ronaldos me fotot e fundit

Janë ndër çiftet më simpatikë dhe më të preferuarit në rrjetet sociale dhe fotot e tyre sëbashku janë thjesht shfaqje e një dashurie të madhe.

Fjala është për Cristiano Ronaldon dhe Georgina Rodrigues, të cilët prej ditësh po shijojnë ditët e fundit të verës.

Allegri u ka dhënë 3 ditë pushim lojtarëve të tij që nuk janë grumbulluar me kombëtaret respektive dhe mes tyre është edhe CR7-ta që po i shfrytëzon më së miri me familjen e tij të madhe, të fejuarën dhe 4 fëmijët.

në një foto të postuar nga Ronaldo, Georgina ka komentuar:

El mas lindo del universo <3 / Më i bukuri në univers!”
Por, vetë Georgina ka postuar shumë foto, ku mes tyre bie në sy ajo që është ulur para një makine fati në kazino, ku format e saj kanë “çmendur” tifozët e Juventus dhe jo vetëm.

Megjithatë edhe fotoja e përqafuar me Ronaldon nuk mbetet pas, teksa dita ditës 24-vjeçares i shtohen fansat në Instagram dhe ju e dini kujt po ia merr…