Filmon aksidentin e rëndë në Londër, apeli i shqiptarit: Kujdes nga motorët

Pamjet e një aksidenti të rëndë janë filmuar nga një shqiptar në rrugët e Londrës.

Në të tregohet momenti kur një person, i cili udhëtonte me motor, është futur keq në parakalim dhe është përplasur me një automjet.

Gjithë skena është filmuar nga emigranti shqiptar, i cili nuk ka nguruar të tregojë ç’ka parë përmes një videoje live në faqen Vlora.

Teksa jep pamjet e ngjarjes, ku vihet re prezenca e me njëhershme në vendngjarje e policisë dhe e ambulancës, i riu u bën apel të gjithë drejtuesve të motorëve të tregojnë kujdes.

Ndër të tjera ai shprehet:

Kujdes me motorët kur bëni parakalime. Motorët janë sa të mirë, aq edhe të rrezikshëm. Aksidenti ka ndodhur në jug të Londrës, në Angli.”