E akuzuan se bleu ndjekësit në Instagram, Tayna ka një përgjigje për të gjithë!

Reperja e njohur Tayna është akuzuar se ka blerë ndjekës në Instagram. Në fakt, nga një kontroll në Instagram-in e saj dukej qartë se sa herë klikoje emrin e Tayna-s shtohej numri i tyre.

E lodhur nga kjo situatë, Tayna ka vendosur t’u japë fund një herë e mirë aludimeve. Ajo ka treguar se dikush i ka dërguar asaj 10 mijë ndjekës fals, por nuk e ka bërë vetë këtë, sado e çuditshme mund të duket.

Në një postim në Instastory, tayna shkruan:

“Kur dikush arrin sukses, njerëzit nuk dojn me pa ma mirë se vet edhe mundohen me ja prish imazhin. Ju rrit ndera për këta 10k followersa fake që mi keni qu, qe kinse jam tu i ble amo so kon nevoja se kush nuk ka inat dhe e sheh realitetin e din sa views e sa komente marr veq me ni post, edhe e ndin kongën teme kudo që shkojnë. Qata followersa ke arsya pse e bona privat Instagramin. Na jemi artista edhe unë po ja lo veq punës tem me fol ton kohën se nuk kam kohë me u marr me njerëz që urrejtjen e kanë në shpirt”.

Por reperja e hitit “Columbiana” nuk e ka lënë me kaq, pasi ka postuar në Instagram një video ku tregon aktivitetin e lartë të faqes.

“Suksesin nuk munet me tam oh kërkush, sado që mundohen. Prap poi dërgoj shumë dashni atyre njerëzve që ju ka mbush jeta me negativitet, se jon ata që kanë nevoj për to ma s’shumti”.- shkruan përbri saj.

Epo, e besoni apo jo, kjo është e vërteta e Taynës, një ndër personazheve më të përfolur të showbizit në muajt e fundit. Pavarësisht përgjgjes së drejtpërdrejtë në lidhje me ndjekësit fals, për të rëndësi ka që këngët e saj dëgjohen.