Durrës, zbulohen hajdutët e shkollave, procedohen penalisht 5 të mitur

Policia e Durrësit ka goditur një grup që vidhnin në ambientet e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në këtë qytet.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit kanë zbardhur dhe dokumentuar  10 vjedhje, ndërsa janë proceduar penalisht pesë minorenë të moshës 15 deri 17 vjeç.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” School”. Është goditur grupi që kryenin vjedhje në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit,  duke u proceduar penalisht pesë shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

U proceduan penalisht:

1-M.P.  15 vjeç, banues në Durrës;

2- J.P.  17  vjeç, banues në Durrës, (vëlla me shtetasin M.P.);

3-T.M.  16 vjeç, banues në Durrës;

4- S.K.  17 vjeç, banues në Durrës;

5- K.A.  15 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë këta persona  duke përdorur mjete thyese hapnin makinetat dhe zyrat në ambientet e shkollave, dyqane, lokale  dhe i vidhnin.

Ngjarjet e dokumentuara

1. Më datë 04.06.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.H. ku kanë marrë para dhe bizhuteri.

2. Më datë 21.07.2018,  në lagjen Nr.11, Durrës  dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.

3. Më datë 25.07.2018,  në lagjen Nr.6, Durrës  dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.

4. Më datë 29.07.2018,  në lagjen Nr.12,  Durrës dyshohet se kanë  vjedhur me thyerje dyqanin (bulmetor) të shtetasit A.I.  ku kanë marrë një telefon dhe para.

5. Më datë 06.08.2018, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi  të shtetasit M.B. ku kanë kafe dhe para.

6. Më datë 13.08.2018, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat e Shkollës së Mesme ku kanë marrë kompjutera (tablet).

7. Më datë 20.08.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.

8. Më datë 21.08.2018, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle të Mesme.

9. Më datë 22.08.2018, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.

10. Më datë 31.08.2018, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor  të shtetases Sh.K.