Deputeti socialist i jep fund beqarisë, ministrat dhe deputetët që morën pjesë në dasëm (Foto)

Deputeti socialist, Anduel Xhindi i jep fund beqarisë! Në një ceremoni ku nuk kanë munguar deputetë, ministra, gazetarë e personazhe të njohur të jetës politike në vend, Xhindi ka nisur një dasmë shqiptare. Në ceremoninë që është zhvilluar ditën e sotme, Xhindi ka pritur deputetë dhe zyrtarë të lartë të PS-së, ndërsa gjatë javës, sipas traditës shqiptare, Xhindi do të zhvillojë plot 7 ditë dasëm.

Nuk ka munguar kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, numri 2 në PS, Taulant Balla, por edhe disa nga deputetet gra në PS, si Milva Ikonomi, Klodiana Spahiu, Ermonela Felaj, e zv.kryeministrja Senida Mesi. Fotot janë shkrepur nga fotografi Agim Rama dhe kanë bërë xhiron e rrjetit.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë.