Dafina Zeqiri në hapat e reperëve më të kërkuar të momentit

Këngëtarja Dafina Zeqiri është rikthyer sërish në tregun shqiptar dhe po punon shumë që të jetë në krye të listave muzikore.

Kohët e fundit, ka realizuar një set, fotografitë e së cilit i publikon vazhdimisht. Në postimin e fundit në Instagram, bukuroshja shfaqet në formë shumë të mirë duke ecur në rrugë dhe e veshur me një fustan të gjatë të zi.

Për përshkrimin: “Walk it like I talk it”, është frymëzuar nga kënga me po këtë titull e reperëve amerikanë Drake e Migos. Këto janë më të kërkuarit e momentit dhe pjesa më e madhe e artistëve realizojnë hit me ta.

/