Bendtner i thyen nofullën taksistit, pas mbrëmjes me të dashurën Philine

Futbollisti danez Niklas Bendtner është arrestuar nga policia mëngjesin e djesëm, pasi ka dhunuar një taksist. Futbollisti ishte duke u kthyer në shtëpi me të dashurën Philine Roepstorff, por pas një mosmarrëveshje me taksistin, ai e ka goditur atë duke i thyer nofullën.

Taksisti e ka njohur futbollistin dhe më pas ka bërë kallëzim në polici. Më pas policia arrestoi 30-vjeçarin, që tashmë luan për skuadrën e Rosenborgut.

Ish- lojtari i Arsenalit dhe Juventusit sipas mediave nordike njihet për temperamentin e tij shpërthyes, teksa me shumë mundësi nuk ka rënë dakord me taksistin për çmimin që do të paguante për shërbimin.