Arrestohet aktori, u kap me armë të mbushur në aeroport

Ylli i Disney-t, David Henrie është arrestuar në aeroportin e Los Anxheles për mbajtjen e një arme të mbushur.

Burime zyrtare konfirmojnë për TMZ se Henrie po shkonte për një shfaqje të TSA mëngjesin e së hënës dhe agjentët zbuluan armën. Thuhet se ishte një pistoletë me tyt 9mm dhe ishte e mbushur.

Aktori u dërgua menjëherë në rajonin më të afërt të policisë. Ai njihet për rolet e tij pranë këngëtares Selena Gomez. Ishte yll i shfaqjes “Wizards of Waverly Place”.

Kohët e fundit është zbuluar se David është në pritje për tu bërë me një vajzë pasi bashkëshortja e tij Maria Cahill është shtatzënë.