Aktori i njohur tregon momentet kur djali erdhi në jetë: Ngatërrova gruan në maternitet

Marin Orhanasi është një ndër aktorët më të njohur të “Portokalli”. Në prill të këtij viti, ai u bë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Ueis.

I ftuar ditën e sotme në “Rreze Dielli”, Marini tregoi momentet kur djali erdhi në jetë.

Emocionet bënë që aktori të ngatërronte edhe gruan në maternitet duke u futur në sallën e gabuar.

Marini u shpreh:

Ndodhin shumë lindje në të njëjtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat. Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them.  Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja. Ndërkohë që sipas shkallës së vështirësisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme. Nusen time e nisën te salla e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr Zotit. Ndërkohë që isha ulur te kolltuqet ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te e dyta dhe i thashë : “Jepi forca pra”, kur më ngriti kokën një vajzë tjetër, ndërsa burri i asaj më rrinte nga mbrapa”

Më pas Marini tregoi dhe ndjesitë që pati kur mori në krah djalin:

I pari që e mori në krahë djalin isha unë, sepse arrita fiks në momentin që sapo doli , dhe ia çova gruas. Mu hiq sysh tani më tha (qesh). E pashë 1 herë që ishte me sy mbyllur dhe i thashë “Hë mo bab”. Mbylli dhe tjetrin dhe nisi të qante.Ishte shumë e bukur ndjesia të isha në sallën e lindjes, më e bukura. Të shohësh aq njerëz që lëvizin për 1 njeri, për një qenie aq të vogël, të mrekullueshme”