“Zhduken” sa hap e mbyll sytë, ja si kjo shitëse i vjedh klientët

Një shitëse në një treg në Indonezi është filmuar duke i vjedhur qytetarët teksa peshon gjërat që kishin blerë.

Në pamjet filmike do të shikoni se si artikujt, që i përzgjidhnin blerësit, ajo i maste dhe i fuste në qese plastike, kurse nën banak e ndërronte qesen me një tjetër, e cila sipas gjasave kishte më pak peshë.

Kjo “teknikë” ka shkaktuar reagime të ashpra dhe komente negative në rrjetet sociale, ndërsa sa i përket mashtrimit të blerësve më poshtë mund ta shikoni videon që i nxjerr të palarat kësaj gruaje.