Vlorë, shkrumbohet gjatë natës makina tip “Benz”

Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës. Dyshohet se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’ të qytetit. Automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale B.R. Ende nuk dihen detaje të tjera rreth rastit apo nëse pronari ka konflikte.