Shihni si ka përfunduar makina e polakut në Elbasan

Një automjet tip “Dacia” ka pësuar askident në aksin Elbasan Tiranë.

Makina e drejtuar nga një shtetas banues në Poloni, ka dalë nga rrugë në aksin rrugor Elbasan – Tiranë duke u kthyer përmbys dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja.

Policia Vendore bën me dije se 29-vjeçari me iniciale M. G., ka humbur kontrollin e mjetit në fshatin Mamël dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja me iniciale J. C., 45 vjeçe, banuese në Australi.

Policia sqaron se ajo është larguar për në banesë, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Elbasanit.