Sherri me këpucë dy repereve, a do shkojë çështja në polici?

cardi b nicki minaj

Përleshja e repereve Nicki Minaj dhe Cardi B nuk do të përfundojë në polici. Ishte Cardi B ajo që sulmoi Minaj pasi kjo e fundit ka ndërhyrë në karrierën e saj artistike si dhe ka komentuar aftësitë e e saj si nënë.

Gjatë shfaqjes së modës në Nju Jork, pati një sulm me këpucë nga ana e Cardi B por siguria ishte aty dhe Nicki nuk pësoi asnjë dëmtim.

TMZ ka zbuluar se reperja amerikane ka vendosur që të mos e cojë cështjen në polici pasi asnjë person nga ekipi i saj nuk është dëmtuar.

Ndërsa Cardi mbeti me një gungë të madhe në kokë, e cila dyshohet se iu bë pasi u përplas me një roje sigurie të Nickit.