Shaqiri nuk bëri shqiponjën por i ka hedhur “benzin zjarrit” me këto fjalë

Zvicra ka shkatërruar Islandën me rezultat 6-0 ku një nga golashënuesit ishte edhe Xherdan Shaqiri.

Ky i fundit ka qënë në një valë kritikash nga mediat zviceriane por jo vetëm .

Pak ditë më parë ai kërkoi ndjesë ndaj “njerëzve që jetojnë në male” për festimin me shqiponjë që bëri në ndeshjen me Serbinë.

Deklaratë që shkaktoi polemika madje disa media dolën kundër Shaqirit duke i thënë se “maloakët” e vërtetë ishin Shaqiri dhe Xhaka.

Por Xherdani nuk ëhstë mjaftuar me kaq dhe ka thumbuar pësëri këto media me deklaratën e tij të fundit.

“Mendoj se më keqkuptoni shpesh. Goli im ishte për malësorët, po, për njerëzit që jetojnë në male”, u shpreh Xherdani pas ndeshjes.

Tashmë priten përsëri polemika ndaj kësaj deklarate