Raiola i përgjigjet Sacchi-t: Berlusconi të bëri të famshëm, nuk jep dot mësime për Balon

Deklarata e ish-trajnerit të Italisë, Arrigo Sacchi, ku kritikonte skuadrën “Azzure” dhe kryesisht paraqitjen e Mario Balotelit ka shkaktuar një “buum” në mediat sportive botërore, ndërsa reagimi i protagonistëve ka qënë vërtetë i shpejtë. Sulmuesi i Nice reagoi përmes një postimi në “Instagram”  ndërkohë që për këtë çështje ka reaguar dhe menaxheri i tij, Mino Raiola.

“Inteligjenca nuk është vetëm në futboll, por edhe në jetën reale. Sacchi nuk ka pasur kurrë as inteligjencë, as aftësi. Unë nuk e kuptoj pse ai ka këtë ndjenjë.  Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr një ekip të fortë, AC Milan, i cili fitonte vetë. Saks duhet vetëm të falënderoj Berluskonin dhe të mendojnë për finalen e humbur me kombëtaren, për shkak se ekipi ishte për të fituar Kupën e Botës dhe ai e humbi atë. Pas Milanit, kudo që ai ka shkuar nuk ka fituar asgjë. Për pjesën tjetër, mua më duket se ajo që ai tha në lidhje me Mario vërteton atë që thonë ata rreth tij për një kohë “koha jote ka mbaruar dhe më vjen keq “.-deklaron Raiola.

Një përgjigjje kjo tepër sportive nga Raiola, i cili i përgjigjet komenteve të Sacchi për “Radio Deejay” që pas ndeshjes me Poloninë tha:

 “Futbolli është një sport kolektiv dhe çështjet e inteligjencës vlen më shumë se këmbët, prandaj së pari do të zgjedhja lojtarët që kanë inteligjencë. Le të themi vetëm se të kesh konceptin e frymës së ekipit është një fillim i fortë për t’ju bërë një person i denjë. Kur Balotelli endet rreth vetes dhe as nuk përpiqet t’i përmbahet planit, çfarë duhet t’i thoni atij?”