Presidenti serb: Nuk do ketë ndryshim kufijsh edhe 50 vite. Nuk njohim Kosovën!

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por as nuk do të nxisë luftë e konflikt në Kosovë, ishin mesazhet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ua transmetoi qytetarëve serbë të tubuar në Mitrovicën Veriore.

Fjalimin e tij, Vuçiq e mbajti në përmbyllje të vizitës dyditore në pjesën veriore të Kosovës. Aty, u prit nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve serbë, ndërkohë që qyteti ishte përplot me fotografi e pankarta që i dëshironin mirëseardhje Vuçiqit.

“Ju them se ata që e thonë se unë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër”, tha Vuçiq. Sipas tij, krejt për çka ai po angazhohet është një zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqësore. “Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po ua thonë të vërtetën”, tha Vuçiq, duke shtruar më pas pyetjet, sipas tij plotë dilema –“ku është kufiri sot?”. “Në fakt, unë dua t’i ndryshoj të drejtat e juaja dhe t’ua mundësojë të gjitha drejtat që u takojnë në botën e qytetëruar”, nënvizoi ai.

Vuçiq në fjalimin e tij fillimisht u ka kërkuar falje banorëve të Banjës qe nuk ka mundur t’i vizitojë. Mirëpo premtoi që kur të vjen herën tjetër do t’i vizitojë.

“Do të bëj gjithçka. Le të më quajnë tradhtar. Dy gjëra nuk do t’i bëj, nuk do ta gënjej popullin tim dhe nuk do të punoj kundër shtetit tim”.

Më tej ai shprehu shqetësimin e tij për natalitetin e ulët.

“Nuk po lindim sa duhet, po vdesim shumë. Po i braktisim trojet, kemi mbetur këtu më të fuqishmit. Nuk do t’ju premtoj municion dhe armatim, por ju premtoj që municionin dhe armatimin nuk do ta përdor askush. Këtë po e them që të keni shkolla dhe të rrisni fëmijë e të jetoni këtu në Kosovë”, tha Vuçiq.

“Kur po ju thojnë që dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njëjte si para 30 viteve”. Vucic thotë se serbët kanë mbështetjen e botës, paralajmëron rritjen e Serbisë.

Presidenti serb, Aleksander Vucic se Serbia po bëhet çdo ditë e më e madhe, dhe këtë për shkak se nuk është në konflikt me askënd.

Këto komenti i ka bërë në Mitrovicën Veriore, ku është duke e mbajtur një fjalim.

Aty, Vucic ka thënë se Serbia asnjëherë s’ka pasur përkrahje më të madhe se sa tash. Ka falënderuar Rusinë që i ka qëndruar në krah Serbisë në kohë të rënda.

“Sot, kemi më shumë se kurrë mbështetjen e botës. Faleminderit miqve tanë nga Rusia të cilët politikisht ishin me ne kur nuk ishte askush tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë, dhe të themi se nuk duam të hyjmë në NATO sepse duam të mbajmë neutralitetin tanë ushtarak”, ka thënë Vuçiqi.