Pogba te Barcelona? Lojtari tregon pse nuk është transferuar ende

Pogba këtë merkato vere, ka qënë një nga emrat më të lakuar për një transferim te klubi i Barcelonës.

Madje thuhet se klubet kanë arritur edhe një marrëveshje e cila do të realizohet në merkaton e janarit.

Për këtë ka folur edhe vetë francezi duke thënë se është ende herët për të folur në lidhje me këtë transferim.

“Të flas për transferime? Kam kontratë. Kemi pasur disa gjëra të vogla me trajnerit, por marrëdhënia është gjithmonë e njëjtë, si trajner dhe lojtar. Ne kemi një synim të përbashkët, që është për të fituar”, ka thënë Pogba.

“Përderisa nuk më shihni me fanellë të Barcelonës, kjo është sepse jam në Manchester. Gjithmonë do të ketë spekulime”. ka shtuar më pas Pogba.