Pamela braktis Ramin, apo thjeshtë “Gossip”?

Ditën e djeshme mediat rozë kanë mbushur faqet e para ku si pretagonist kanë pasur kampionin e botës, Adil Rami dhe të dashurën e tij Pamela Anderson.

Ishte portali i njohur “TMZ” që shpërndau lajmin e ndarjes së tyre duke thënë se Pamela kishte vendosur të braktiste Ramin pasi ky i fundit i kishte kërkuar të martohen.

Por ka edhe disa zëra të tjerë që vazhdojnë të thonë se Rami dhe Anderson duhen si kurrë më parë.

Vetë francezi ka dashur të përgënjeshtrojë ndarjen, duke shkruar në “Instagram”: “Gossip për t’u shitur.”