Nuk ka fluturim VIP, Kombëtarja drejt Skocisë si udhëtarë të thjeshtë

Kombëtarja e Shqipërisë pas fitores me Izraelin është nisur drej Skocisë ku e pret një përballje e rëndësishme me këtë shtet.

Ashtu siç është bërë me dije edhe ditën e djeshme, Kombëtarja nuk është lejuar të kalojë në terminalin VIP.

Justifikimi i aeroportit ishte se nuk kishin kapacitete për të pritur kaq shumë persona në terminalin VIP, por kujtojmë se Izraeli ka kaluar pikërisht nga ajo pjesë dhe pa asnjë problem.

Megjithatë përfundimisht, futbollistët kanë fluturuar nga terminali i udhëtarëve të thjeshtë.