Një vit pa Hajrie Rondon, aktoren e madhe të kinematografisë shqiptare

Albina Gjergji – Koha Jonë

Si sot një vit më parë u nda nga jeta aktorja e madhe, Hajrie Rondo. Artistja e kinematografise shqiptare vuante nga një semundje e rëndë, për të cilën ishte shprehur edhe publikisht në media vite më parë. Sot, pas 12 muajsh mungese fizike të aktores së dhjetra karaktereve, mikja e saj Valentia Dafa e kujton me krenari e dhimbje.

Ja çfarë shkruan ajo në Facebook për aktoren, Hajrie Rondo dhe korrespondecat që ndante e të:

“Sot, mikja ime eshtë ditë ku shpirti yt na mbështjell aq shumë me kujtime dhe mall.
Iku 1 vit, kjo datë lamtumire fizike, s’privon dot ardhjen tënde tek ne, apo dhe ndërsjelltas…
Unë e zhytur në dorëshkrimet e tua prej aq kohësh jam, por dje fryma jote më vinte ndryshe, atje në shtëpinë tënde në Himarë, atje mes fotografive dhe sendeve që më rrëfenin historinë e jetës tënde, trofetë e skenave, urtinë e nënës, bekimin për bijtë, fisnikërinë e gruas së jugut…
Sa e paqtë fryma jote, aq sa loti si somnambul nuk di ku m’u arratis… se kujtimet e bardha vinin dhe mbingarkonin rrjedha imazhesh ndër vite, rrjedha karekteresh që me artin tënd i ngrite të gjallë, plot dinjitet.
…dhe atje… bri` qiparisit, portreti yt dritëzonte me atë buzëqeshje që dije të dhuroje veç ti.

Paqe të pastë shpirti mike, në dheun e amshuar”!

Biografi
Hajrie Rondo lindi më 1 mars 1951 në Delvinë dhe në po të njëjtin qytet ndërroi jetë më 9 Shtator 2017 pas peripecive të shumta në luftën kundër kancerit. Hajrie Rondo ishte një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, por padyshim që roli i saj më i realizuar dhe që do mbetesh i pavdekshëm është është ai i Tanës tek “Përrallë nga e kaluara”.

“Në jetën time kam patur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur”. “Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”!

Filmografia
Ballkan Pazar (2011)
Ne dhe Lenini (2009) Semihaja
Dhimbja e dashurisë (2008) serial
Tifozët (2004) – (TV) Frosa
Borxhliu (1999) – (TV) Fija
Dashuri në krisma – (1997) (TV) Zenepja
Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)
Pesha e kohës – (1988) Evanthia
Një vit i gjatë – (1987) Donika Saro
Përrallë nga e kaluara – (1987) Tana
Kush vdes në këmbë – (1984) Lina
Një emër midis njerëzve-(1983)
nëntori i dytë – (1982) Lima Kepiego
Agimet e stinës së madhe, – (1981) Xifja
Vëllezër dhe shokë – (1980) Mara

 

No automatic alt text available.

Image may contain: 2 people, child