Momenti i shpërthimit të ortekut shkëmbor dhe gazit vullkanik

Vullkani në Guatemalë ka hedhur një ortek shkëmbor dhe gaz vullkanik, i njohur si rrjedha piroklastike.

Pamjet ajrore të fenomenit tregojnë momentin kur vullkani shpërthen, para se pluhuri të ngjitet në ajër dhe më pas materiali vullkanin rrjedh në drejtim të kanionit Las Lajas.

Rryma e grimcave piroclastike, thanë autoritetet, ka të ngjarë të shkaktohet nga “graviteti dhe paqëndrueshmëria e tokës” e lënë pas shpërthimit vdekjeprurës vullkanik në qershor.

“Shpërthimet” nëntokësore që vazhdojnë në afërsi të Kanionit Las Lajas janë të njohura për të gjeneruar rrjedha piroclastike “të dobëta dhe të moderuara”. Pas incidentit të së premtes, vullkani mbajti një shkallë të “shpërthimit” të qëndrueshëm midis pesë dhe 12 shpërthimeve në orë, duke dërguar në ajër shtëllunga tymi deri në 4.700 metra, thanë autoritetet.