Kredia në euro u rrit me 42% në korrik 2018

Kredia në euro shënoi një rritje të ndjeshme në muajin korrik 2018.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë korrikut u dhanë 104 milionë euro kredi të reja, në rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për gjithë shtatëmujorin e parë, kredia e re ka prekur vlerën e 441 milionë eurove, në rritje me afro 4% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Sipas ekspertëve rritja e kreditimit është faktor i rritjes së optimizimit mbi sistemin financiar në vendin tonë, që stimulon ecuri pozitive të treguesve ekonomik, si p.sh, rritje të konsumit, investimeve, biznesit etj.