Ilir Meta poston foto-mesazhe

Ilir Meta nuk ndalon në aktivitete për njerëzit, por edhe në facebook. Pas ngjitjes në Jezercë vrapoi në Konispol për dhënien e gjakut njerëzve në nevojë, më pas ndaloi te zjarrfikësit e Tiranës dhe drekoi me Albin Kurtin për të fikur zjarrin që po ndez Hashim Thaçi në Kosovë me kufijtë. Pas takimit me Albin Kurtin, ku vetë foto ishte mesazh për presidentin Thaçi, sot ai ka preferuar të postojë foto me një çift shqiptar buzë detit.

Ai shkruan: Të dashur miq! Bashkë me Gertin e dy fëmijët e tij Livia e Uesli që kanë ardhur nga Ontario (Kanada) për pushime, ju urojmë një ditë të mbarë.