Djali i Edi Ramës, Gregor Rama, me ekspozitë personale në FAB

Galeria FAB është duke u pastruar e transformuar në pritje të sezonit të ri artistik. I pari që do të mbërrijë me një ekspozitë personale më 13 shtator është Gregor Rama, djali i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Posteri i varur në hyrje të Galerisë FAB na informon për datën e hapjes, kuratorin Vladimir Myrtezai dhe titullin e ekspozitës: Greg Rama -“Fidem”.

28-vjeçari nuk është shfaqur shpesh në artet pamore me ekspozitat personale dhe kjo të shton kuriozitetin se çfarë mund të ketë krijuar. Ai është shfaqur në publik edhe me shkrime kritike për probleme të realitetit që na rrethon.