Dalin pamjet e para, si u dogj rruga ku do të kalojë Vuçiç (VIDEO)

Qytetarët e Skenderajt sot qysh nga ora 06:00 e mëngjesit kanë dalë në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë për të protestuar kundër shkuarjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në fshatin Banjë, vizitë të cilën ia ka lejuar Qeveria e Kosovës.

Madje ata kanë vënë edhe një barrikadë me drunj, të cilës pastaj ia kanë vënë zjarrin. Motoja e tyre është ‘Vuçiçi nuk kalon’.

Periskopi ka siguruar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. Aty shihet edhe momenti kur i vihet flaka barrikadës.