Cristiano Ronaldo “dhuron” spektakël në plazhet e Monte Carlos

Pasi nuk pranoi të ishte i gatshëm për teknikun Fernando Santos në dy takimet me kombëtaren e Portugalisë, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka marrë 3 ditë pushime nga Massimiliano Allegri. Pushime të cilat Ronaldo ka menduar t’i kalojë me familjen e tij në Monte Carlo.

Në Principatën e Monakos, fenomeni portugez shëtiti në rrugët e qytetit, ndërsa nuk harroi të shijonte dhe rrezet e diellit. Gjatë ditëve në plazhet e Monakos, Ronaldo dhuroi dhe spektakël me motorskafin për të harruar disi periudhën që po kalon te bardhezinjtë.