Xherdan Shaqiri shënon super gol për Zvicrën në Ligën e Kombeve (VIDEO)

Zvicra e ka nisur në mënyrën më të mirë Ligën e Kombeve, teksa po fitoi 3-0 ndaj Islandës në ndeshjen e parë. Në minutën e 53-të, ka lënë shenjën e tij edhe Xherdan Shaqiri duke shënuar një super gol nga goditja e dënimit.

Sulmuesi me origjinë shqiptare ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi në krahun e djathtë duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Halldorsson.