Vizita e Aleksandar Vuçiçit, Policia: Në gatishmëri të plotë

Vëmendja e të gjitha mediave të Kosovës, Serbisë dhe atyre më gjerë, sot është përqendruar në vizitën e Aleksandar Vuçiç në veri të Mitrovicës.

Presidenti i Serbisë e bëri të ditur se vizita e tij nuk do të shtyhet, por theksoi se axhenda në dy ditët e qëndrimit do të jetë e ngjeshur dhe me shumë vizita. Për këtë, Policia e Kosovës dhe të gjithë strukturat e sigurisë do të shoqërojnë eskortën e presidentit të Serbisë, teksa do të vizitojë të gjithë vendet e parashikuara.

Drejtori i Policisë së Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për “Kosova Press”, shtoi se deri në këto momente nuk është shënuar asnjë rast problematik.

“Në terren tani gjithçka po kalon sipas planit dhe aktualisht nuk ka informacione në rrugë operative lidhur me çfarëdo situate të paparashikuara ose trazira. Pres që gjithçka të kalojë sipas planit”-tha Hoti.