Veliaj poston foto me Ajolën në koncertin e “Elita 5”, ja si duket ajo

Mbrëmjen e djeshme në koncertin e grupit legjendar “Elita 5”, kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Në fotot e postuara nga Veliaj në Instagram, shihet barku i Xoxës e cila është në pritje të një djali. E veshur me të zeza, gruaja e kryebashkiakut shfaqet e ulur në krah të Veliajt, teksa po ndjekin koncertin e grupit “Elita 5”.

Amfiteatri i Liqenit “u pushtua” mbrëmë si asnjëherë më parë nga shqiptarë të të gjitha trevave, të cilët iu bashkuan një eventi muzikor të papërsëritshëm që shënoi 30-vjetorin e krijimit të “Elita 5”. Një festë e madhe me qindra njerëz, që e bënë Amfiteatrin dhe hapësirën rreth tij të duket e vogël, ku të gjithë donin të shijonin spektaklin.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri